SKITARI
Rezultat i mirë për Albin Tahirin në Cortina
19 February, 2021 @17:43
Skitari ynë, Albin Tahiri, ka arritur rezultat të kënaqshëm në finalen e sllallomit të madh të Kampionatit Botëror në Cortina të Italisë.
Tahiri ka arritur ta zë vendin e 37-të, një rezultat ky shumë i mirë duke pasur parasysh konkurrencën në këto gara.
Ai përfundoi të dyja lëshimet me kohë 3 minuta, 3 sekonda dhe 16 të qindtat, +25.91 nga pozita e parë. Në lëshimin e parë Albini doli i 52-të, ndërsa numrin rendor në lëshim e kishte 90.
Në këtë garë morën pjesë 100 skitarë, ndërsa për shkak të vështirësive në shteg, 56 prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.
Pjesëmarrës në këtë garë ishte edhe Erjon Tola që përfaqësoi Shqipërinë, i cili u rendit për tri pozita më lartë se Tahiri, përkatësisht në pozitën e 34-të.