LAUREATËT 2020
Driton Kuka, trajneri më i mirë i vitit 2020
22 February, 2021 @23:50
Trajneri maestral i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka marrë çmimin e trajnerit më të mirë të vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës për të pestën herë sonte.
Kuka, që po bën kërdi nëpër botë me xhudistet e tij edhe njëherë ka qenë i pakonkurrencë në shpalljen e më të mirëve nga KOK, në konkurrencë të trajnerëve të të gjitha sporteve.
Xhudistet e Kukës kanë qenë përsëri miniera e çmimeve të çmueshme për Kosovën, edhe pse në vit pandemik duke fituar gara të rëndësishme të standardit më të lartë botëror në sportin e tyre.
Çmimet tjera të natës për vitin 2020 nga KOK i kanë fituar:
LAUREATËT 2020
Distria Krasniqi – Sportistja e Vitit
Dardan Berisha – Sportisti i Vitit
Driton Kuka – Trajneri i Vitit
Latif Demolli – Çmimi Special
Futbolli – Kombëtarja e Vitit (F)
Basketbolli – Kombëtarja e Vitit (M)
Laura Fazliu – Shpresa Olimpike (F)
Betim Maliqi – Shpresa Olimpike (M)