SKITARI
Tahiri i kënaqur me arritjen në Botëror
19 February, 2021 @20:22
Skitari kosovar, Albin Tahiri, sot ka përfunduar në vendin 37-të në Kampionatin Botëror të sllallomit që po mbahej në Cortina të Italisë.
Ky rezultat është cilësuar si mjaft e kënaqshme për shkak të konkurrencës së fortë në këtë garë, ndërsa i lumtur është shprehur edhe vet skitari kosovar, i cili me anë të një postimi në Facebook ka vlerësuar arritjen e tij.
“Sot me plot mundime arrita të qëndroj në garë dhe ta përfundoj atë. Vendi i 37 në Kampionat Botëror nuk është arritje aspak e vogël, por duhet ta pranoj që ishte një prej garave më të gjata dhe më të vështira për mua,” ka shkruar Tahiri.