SUPERLIGA E AUSTRALISË

Besart Berisha, hero i skuadrës
8 January, 2016 @12:26
Paraqitjet e shkëlqyshme të Besart Berishës në Australi vazhdojnë.
Fillmisht një gol nga pika e bardhë nga Besart Berisha në minutën e 60’ u mendua se do të ishte i nderit, pasi që rezultati ishte 3-0 në të mirë të vendasve, mirëpo skuadra e Melbourne Victory nuk u dorëzua deri në fund dhe shënoi edhe dy herë, për t’a barazuar rezultatin në 3-3. Fillmisht Thompson ngushtoi rezultatin në 2-3 dhe në fund Berisha shënoi golin e barazimit në 3-3.
Ky dygolësh e ngrit Besartin në kuotën e 10 golave sezonalë, një më pak se rivali Fornaroli, i cili ka 11 gola deri më tani. Ndërsa skuadra e tij, Melbourne Victory, ndodhet në pozitën e pestë të klasifikimit.