PRURJE NGA GJERMANIA
Besnik Bekteshi nga Kirchheim, zyrtarizohet te Ylli
10 July, 2023 @11:20
Basketbollisti 30-vjeçar që në stinorin e fundit ka qenë pjesë e ekipit gjerman që garon në Pro A, Kirchheim, Besnik Bekteshi - është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Yllit.
Dy herë kampioni i Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin që luan në pozitën e playmakerit, ndërsa ai është 193-centimetra i gjatë.
“Besniku kthehet te luaj ne Kosove pas nje karriere mjaft te mire ne Gjermani me ekipe si :VfL Kirchheim Knights,Tigers Tübingen, RheinStars Koln etj.” - ka shkruar KB Golden Eagle Ylli në njoftim.
Në stinorin e fundit te Kirchheim Bekteshi ka qenë pjesë e 27 ndeshjeve në Pro A të Gjermanisë, duke pasur 18 minuta për lojë mesatarisht, ndërsa ka shënuar 4.8 pikë, 1 asistim dhe 1 kërcim mesatarisht për ndeshje.
Kujtojmë, Bekteshi ka qenë pjesë e reprezentacionit gjerman në grupmosha, U17, U18 dhe U20. ◼️