PREJ DRITËS TE FLAMURTARI

Dardan Çerkini duke krosuar
Çerkini në Shqipëri
7 January, 2016 @21:17
Flamurtari i Vlorës është adresa e re e futbollistit të Dritës, Dardan Çerkini, kanë bërë të ditur mediat tiranase sot.
Këtë stinor Çerkini (24 vjeç) ka zhvilluar 15 ndeshje për Dritën duke qenë në 14 ndeshje startues, derisa nuk ka shënuar gol.
Flamurtari së fundi ka ndërruar trajnerin, pasi që në vend të çekut Levy ka ardhur shkupjani Zekerija Ramadani.
Ditë më parë ekipi kuqezi nga Vlora ka zyrtarizuar edhe Danilo Almeida Alvesin si përforcim.