Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË ZYRTARIZIMET TE YLLI

Ylli zyrtarizon Etnik Pecin dhe Arbër Berishën

Ylli zyrtarizon Etnik Pecin dhe Arbër Berishën


9 July, 2023 @20:57

Dy basketbollistë të rinj në ekip janë prezantuar te Ylli dje dhe sot. Ekipi suharekas, dy herë kampion i Kosovës në basketboll pas vazhdimeve me katër lojtarët që i kishte në ekip, ka zyrtarizuar dy basketbollist tjerë gjatë fundjavës.

Së pari, ekipi ka kthyer në Kosovë talentin Etnik Peci, që së fundi luante në NCAA2 të SHBA për ekipin e kolegjit Felicians. Basketbollisti që luan në pozitat 1 dhe 2 është 188 centimetra i gjatë dhe është 24-vjeç.

Etnik Peci

Ai te Felicians ka pasur mesatare prej 31.2 minutash për lojë, 13.2 pikë për ndeshje, 2.1 asistime dhe 3.5 kërcime. Gjithashtu, Peci është edhe pjesë e reprezentacionit të Kosovës.

“Prezentimin e lojtareve te rinje per kete sezone e fillojme me Etnik Pecin. Etniku luan ne pozitat 1/2 dhe vie nga kolegji Felicians(USA) ku luajti me nje mesatare prej: 31 minuta,13 pike, 3 kercime dhe 2 asistime.” ka shkruar KB Golden Eagle Ylli në njoftim për Pecin.

Në anën tjetër, para pak minutash sonte, Ylli zyrtarizoi edhe qendrën Arbër Berisha. Arbëri është 26-vjeç dhe së fundi ka qenë pjesë e ekipit të Cozum Ankara Koleji në Turqi, ndërsa ka edhe dy lojë të luajtura për Prishtinën përgjatë stinorit të kaluar.

Arber Berisha @ Ylli

Bashkë me katërshen e zyrtarizuar dje, Ylli ndër të tjera ka bërë të ditur se do të ketë edhe risi tjera, të cilat skuadra do t’i prezantojë gjatë ditëve në vijim. Përndrsyhe, Berisha është 207-centimetra i gjatë.

“Arber Berisha eshte me ne. Super djaloshi Suharekas luan ne poziten 5 dhe pritet te jet nje ndihmese e madhe ne trapez per sezonen e re.” - ka bërë të ditur Ylli te njoftimi lidhur me Berishën, ndërsa ka shtuar se do të ketë akoma risi.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga