Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS, FORMA PERFEKTE VAZHDON!

Bora e pamëshirshme ndaj kundërshtarëve

Bora e pamëshirshme ndaj kundërshtarëve


16 November, 2023 @22:25

Skuadra prishtinase, Bora, ka shënuar edhe një fitore të thellë në Ligë të Parë, në ndeshjen e parë të luajtur të xhiros së fundit të ciklit të parë të dueleve aty. Sonte si mysafirë të Gjakovës së Re në “Shani Nushi” ekipi i drejtuar nga Arben Krasniqi ka fituar me mbi dyfish dallim rivalin, duke fituar duelin me rezultat 51-109.

Nart Llapashtica me 24 pikë dhe Ty Jefferson me 22 pikë kanë qenë koshashënuesit më të dalluar të ekipit, ndërsa 16 pikë ka shënuar ka shënuar Dion Haxhosaj e 14 Anes Gashi në fitore. Te Gjakova e Re, vetëm Ambri Bedra me 14 dhe Dardan Brovina me 11 të shënuara kanë arritur të shënojnë pikë dyshifrore, derisa ekipi i drejtuar nga trajneri A. Ahma nuk ka shënuar ende asnjë fitore, pos asaj me rezultat zyrtar ndaj ekipit të përjashtuar nga liga AS Prishtina.

TABELA AKTUALE

Bora me këtë fitore, ka vazhduar të bëj dallimin në Ligë të Parë me bilanc 8-0 pas 9 xhirove të luajtura, ndërsa Gjakova e Re ka bilancin 1-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë