Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E-SPORTS

Çfarë paraqitje, Bad News Eagles arrijnë Legends Stage!

Çfarë paraqitje, Bad News Eagles arrijnë Legends Stage!


12 May, 2022 @18:23

Një tjetër paraqitje fenomenale nga skuadra kosovare Bad News Eagles në turneun PGL Major në Antwerpen të Belgjikës, turneu më i madh në Botë për CS:GO.

Falë fitores së arritur sot dhe dy fitoreve paraprake, Bad News Eagles është kualifikuar në “Legends Stage” të turneut, ku do të garojnë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Botë kur bëhet fjalë për CS:GO.

Sot djemtë nga Kosova e mposhtën skuadrën braziliane MIBR në mënyrë tejet dramatike, pasi që gjithçka u vendos në “mapin” e fundit.

Faza tjetër e garës fillon nga data 14 maj.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera