Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUJAR LOCI MBETET TE GRAPELAND

Debutuesit në Superligë, vazhdojnë me trajner vendor

Foto: Grapeland/fb

Debutuesit në Superligë, vazhdojnë me trajner vendor


30 June, 2025 @19:44

Ndoshta do të jetë trajneri i vetëm vendor në Superligë këtë edicion. Por, Bujar Loci me përvojë ka fituar besimin e plotë të ekipit të ri nga Rahoveci, Grapeland, dhe ka siguruar kontratë edhe për një stinor aty.

Grapeland ka bërë të ditur se pas shpalljes kampion në Ligë të Parë dhe sigurimit të Superligës për herë të parë në histori të klubit, ka vazhduar me trajnerin pejan, Bujar Loci.

“Të nderuar qytetarë, tifozë, sponsorë dhe krejt Rahoveci jonë i dashtun!
Kemi kënaqësinë të prezantojmë nënshkrimin e parë dhe më të rëndësishëm të sezonit.
Bordi i klubit ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimi me Bujar Locin, njeriun e historisë, njeriun e trofeve.
Tashmë  ka përfunduar gjithë përbërjen e ekipit - i cili besojmë fuqishëm - se bashkë me publikun, do t’ia dalë të arrijë synimet e caktuara.”
— shkroi dje njoftimi i KB Grapeland.

Loci 56-vjeçar kështu do të vazhdojë punën në “Mizahir Isma”, palestër kjo që e njeh mirë atë, pasi që aty ka punuar edhe përgjatë ekzistimit të ekipit tjetër nga ky qytet, KB Rahoveci.


 
Të gjitha lajmet nga