XHUDO
Distria e Nora me medalje të argjendta
12 July, 2019 @21:04
Edhe dy medalje tjera nga xhudistët e Kosovës!
Distria Krasniqi e Nora Gjakova sot arritën deri në finale të kategorive përkatëse në Grand Prixun e Budapestit, ku pësuan humbje, për t’u kthyer kështu me medalje të argjendta në Kosovë. Nora u mposht nga kampionja olimpike Silva (Brazil), kurse Distria u mposht nga japonezja Tonaki Funa.
Pa medalje ditën e sotme e mbylli Majlinda Kelmendi, e cila përfundoi e pesta në kategorinë e saj, por megjithatë fitoi 252 pikë olimpike.
Në Budapest të Hungarisë nesër e pasnesër do të garojnë edhe dy xhudistë tjerë nga Kosova. Akil Gjakova garon të shtunën, e Loriana Kuka të dielën.