Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISTRIA ON TOP

Distria kryen vitin 2020 e para në renditje

Foto: IJF & EJF

Distria kryen vitin 2020 e para në renditje


22 December, 2020 @10:51

Kampionja aktuale botës në kategorinë deri në 48 kilogramë, Daria Bilodid nga Ukraina, është knock-out’uar nga piedestali.

Atë nga froni e rrëzoi e frikshmja, Distria Krasniqi që vjen nga Kosova.

Kështu e nis artikullin për kampionen Distria Krasniqi Federata Evropiane e Xhudos, që në muajin e radhës në Doha të Katarit do të kërkojë hat-trick’un e IJF World Mastersit.

Distria Krasniqi po e përfundon vitin 2020 si e para e renditjes botërore në xhudos në kategorinë e saj.

“Majlinda për shumë vite ishte numër një në renditje në fund të vitit, por ne po vazhdojmë traditën e prodhimit të super-yjeve. Tashmë kemi edhe një emër në maje të xhudos botërore,” ka shkruar Driton Kuka, trajner kampion olimpik, në komentin e tij lidhur me këtë artikull të EJF-së.

Distria Krasniqi


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera