FORMULA 1
Dominon McLareni
24 November, 2012 @19:43
Luis Hamilton do të jetë në pole position në garën e nesërme në Brazil, që do të jetë gara e fundit e këtij stinori dhe ku do të vendoset kampioni më i ri në Formula 1.
Në vijë të njëjtë me Hamiltonin do të jetë një tjetër pilot i McLarenit, Janson Button, i cili ishte për 55 të mijëtat e sekondës më i ngadalshëm se Hamiltoni.
Dy pilotët që i kanë lënë në këtë garë shpresat për titull kampioni, Sebastian Vettel dhe Fernando Alonso, do të startojnë nga pozita e katërt, përkatësisht tetë.
Vettel është duke kryesuar në radhitjen e përgjithshme të pilotëve, duke pasur 273 pikë, 13 më shumë se Alonso, i cili është konkurenti i vetëm i pilotit gjerman në luftën për titull.