Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHALLENGE CUP

Fitore europiane e Prishtinës

Fitore europiane e Prishtinës


25 November, 2012 @11:14

Hendbolli ka filluar të dalë në dritë. Pas disa viteve humbjesh të ekipeve tona në gara europiane dhe eliminime të menjëhershme nga garat, së fundi kanë filluar të vinë rezultatet.

Hendbollistët e Prishtinës kanë arritur të mposhtin mbrëmë kundërshtarin e tyre nga Luksemburgu, Esch, me rezultat 28:24.

Enis Kabashi me 10 dhe Fidan Cimili me shtatë gola të shënuara ishin ndër më të dalluarit te klubi kaltër e bardhë nga kryeqyteti derisa, Sascha Puli dhe Martin Muller ishin më të dalluarit te ekipi nga Luksemburgu, me 6 respektivisht 5 gola të shënuara.

Me këtë rezultat Prishtina ka mundësi të mëdha për të kaluar në xhiron e katërt të garave të Challenge Cup.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera