SERIA PERFEEKTE VAZHDON
E 42-ta me radhë
10 February, 2016 @8:09
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, ka vazhduar me formën e shkëlyqer këtë stinor dhe ka shënar fitoren e 42-të me radhë në shtëpi, duke e mposhtur Houston Rocketsin 123-110 mbrëmë.
Stephen Curry përsëri ka qenë violina kryesore e ekipit me 35 pikë të shënuara, 9 asistime dhe 6 kërcime, derisa Andrew Bogut ka regjistruar double-double prej 13 pikëve dhe 11 kërcimeve në këtë përballje e gjithashtu u dallua me 6 bllokada (numri më i lartë i bllokadave në stinor).
Me këtë fitore luftëtarët kanë shënuar fitoren e 42-të me radhë në shtëpi në stinorin e rregullt, ndërsa vetëm këtë stinor kanë bilanc 24-0 në shtëpi.
Te Houstoni, James Harden edhepse nuk shënoi fare në çerekun e parë, përfundoi ndeshjen me 37 pikë.
Pas këtij dueli Golden State ka bilanc 47-4 ndërsa Houston 27-27.