EDHE NJË HUMBJE
Humbja e dytë për Bashkimin
9 February, 2016 @20:20
Skuadra e Bashkimit ka regjistruar edhe disfatën e dytë me radhë në Grupin C të BIBL, pasi që u mposht nga Mornari sonte në Tivar.
Prizrenasit treguan dhëmbët vetëm në çerekun e tretë të ndeshjes kur nuk lejuan ekipin malazez që të shënojë më shumë se 9 pikë për çerek, por kjo ishte e tëra, pasi që në të gjithë çerekët të tjerë të ndeshjes vendasit ishin për një hije më të mirë se portokallezinjtë.
Mornari ishte më i mirë se Bashkimi në pjesë të parë. Ekipi nga Tivari krijoi 10 pikë epërsi dhe luante sigurt deri në fund të 20 minutëshit të parë.
Pastaj në pjesë të dytë, Bashkimi me mbrojtje të fortë ndali Mornarin në 9 pikë dhe uli epërsinë deri në 5 pikë. Derisa ndeshja pritej të shkonte drejt fundit dramatik në fund, Mornari u këndell dhe siguroi fitoren 2 minuta para fundit të takimit duke krijuar epërsi të pakapshme për portokallezinjtë.
Te ekipi vendas kanë shkëlqyer dyshja Sampson dhe Radunovic. I pari ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 13 pikëve dhe 11 kërcimeve, ndërsa i dyti ka shënuar 24 pikë e 9 kërcime.
Te Bashkimi më efikasit sonte kanë qenë: Andi Shehu me 15 dhe Tay Waller me 14 pikë të shënuara.
Statistikat ekipore
MORNAR | BASHKIMI | ||
Çereku i parë | 21 | 16 | |
Çereku i dytë | 28 | 22 | |
Çereku i tretë | 9 | 14 | |
Çereku i katërt | 20 | 11 | |
Kërcime | 44 | 27 | |
Asistime | 23 | 9 | |
Bllokada | 2 | 1 | |
Topa të vjedhur | 9 | 9 | |
Topa të humbur | 21 | 20 | |
Tentime për tre pikë | 7/20 (35%) | 6/17 (35%) | |
Tentime për dy pikë | 23/48 (47%) | 15/34 (44%) | |
Gjuajtje të lira | 11/18 (61%) | 15/29 (51%) |
Statistikat individuale te Mornar
1 | Basla Radunovic | 24 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
2 | Lamont Jones | 14 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
3 | Robert Sampson | 13 pikë | 11 kërcime | 1 asistim |
4 | Emir Hadzibegovic | 8 pikë | 0 kërcime | 1 asistim |
5 | Marko Mijovic | 6 pikë | 1 kërcim | 5 asistime |
6 | Marko Mugosa | 5 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
7 | Milos Lopicic | 4 pikë | 3 kërcime | - |
8 | Radoje Vujosevic | 2 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
9 | Mihailo Radunovic | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Marko Calic | 0 pikë | 3 kërcime | 4 asistim |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Andi Shehu | 15 pikë | 3 kërcime | - |
2 | Tay Waller | 14 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
3 | Theron Bussey | 12 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
4 | Marcel Jones | 11 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
5 | Granit Rugova | 9 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
6 | Sani Abu Ibrahim | 2 pikë | 3 kërcime | - |
7 | Imer Tahiri | 0 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Griffin Ramme | 0 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |