PRISHTINA
Prishtina shkel edhe Levskin
9 February, 2016 @20:57
Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e tetë me radhë që nga ardhja e trajnerit të ri, Antonis Constantinides.
Ekipi nga kryeqyteti kësaj radhe e mposhti Levskin në kuadër të Ligës Ballkanike me rezultat të thellë 89-66.
Bardhekaltërit qysh në çerekun e parë kishin komoditet, pasi krijuan seri 13-3 në fillim të ndeshjes.
Dardan Berisha është rikthyer në formën e tij pasi ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 23 pikë, ndërsa te Levski më i miri ishte Stanislav Slaveykov me 26 pikë.
Kjo është fitorja e dytë e Sigal Prishtinës në po aq ndeshje të fazës së dytë në Ligën Ballkanike, kurse Levski pas fitores në xhiron e parë ndaj Kozuvit, e shijoi edhe humbjen e parë të kësaj faze.
Statistikat ekipore
SIGAL PRISHTINA | LEVSKI 2014 | ||
Çereku i parë | 24 | 13 | |
Çereku i dytë | 20 | 16 | |
Çereku i tretë | 20 | 16 | |
Çereku i katërt | 25 | 21 | |
Kërcime | 37 | 29 | |
Asistime | 24 | 15 | |
Bllokada | 3 | 1 | |
Topa të vjedhur | 7 | 6 | |
Topa të humbur | 10 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 9/16 (56%) | 6/23 (26%) | |
Tentime për dy pikë | 23/46 (50%) | 18/37 (48%) | |
Gjuajtje tëlira | 16/18 (88%) | 12/17 (70%) |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 23 pikë | 1 kërcim | 7 asistime |
2 | Jason Washburn | 15 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
3 | Mohamed Abukar | 12 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Willie Kemp | 10 pikë | 3 kërcime | 6 asistime |
5 | Andrew Warren | 8 pikë | 1 asistim | - |
6 | Gëzim Morina | 7 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Stanimir Marinov | 5 pikë | 3 kërcime | 6 asistime |
8 | Blerim Mazreku | 4 pikë | 6 kërcime | - |
9 | Edmond Azemi | 4 pikë | 4 kërcime | - |
10 | Gazmend Sinani | 1 pikë | 2 kërcime | - |
Statistikat individuale te Levski 2014
1 | Evgeni Hadzhirusev | 3 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
2 | Aleks Simeonov | 7 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
3 | Krum Doychinov | 10 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
4 | Stanislav Slaveykov | 26 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
5 | Yordan Minchev | 11 pikë | 4 kërcime | - |
6 | Milen Zahariev | 2 pikë | 3 kërcime | - |
7 | Angel Peychinov | 4 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
8 | Ventsislav Petkov | 3 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |