BASKO

Peja/ Faqja Zyrtare
Edhe një BasKo për Dardanin
19 December, 2012 @19:08
Pejani Dardan Berisha ka marë BasKon e muajit dhjetor. Kështu ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës në njoftimin e saj të lëshuar sot pasdite.
Berisha i cili ka shkëlqyer në ndeshjet derbi ndaj Trepçës dhe Bashkimit në këtë muaj ka fituar këtë çmim për herë të dytë. Të parën e kishte fituar në muajin tetor, kur edhe u dha për herë të parë ky çmim.
Dardan Berisha mori 5 vota nga 9 të mundshme, ndërsa pas tij u renditën Alexander Joshua i RTV 21-shit, i cili kishte paraqitje shumë të mira me Teleboysat, duke arritur fitore senzacionale ndaj Trepçës. Samir Shaptahovic ishte i treti me një votë.
Çmimi iu dha Dardanit pak para fillimit të ndeshjes së sotme që Peja aktualisht po e luan në këto momente ndaj Kosovës së Vushtrrisë.