NBA

REUTERS/Jim Young
Triple double nga Noah
19 December, 2012 @13:03
Demat arritën ta mposhtin Bostonin, në United Centër të Chicago-së. Ndoshta kanë një mungesë tepër të madhe, që nuk mund të shfrytzojnë super yllin Derrick Rose, por ata janë duke luajtur në mënyrë ekipore dhe po arrijnë fitoret.
Këtë treguan edhe kundër keltëve, më të mirët tek Chicago ishin Luol Deng e Carlos Boozer që shënuan 21 pikë secili, gjithashtu luajti rol shumë të rëndësishëm lojtari Joakim Noah i cili arriti shifrat magjike triple-double me 11 pikë, 13 kërcime dhe 10 asistime.
Bullsat kanë bilanc prej 14 fitoreve krahas 10 humbjeve dhe gjenden në pozitën e katërt të Konferencës Lindore, e mos të harrojmë se janë duke luajtur pa super yllin Derrick Rose.