TREPÇA
BOROZANI/ Lis Dorambari
Largohet LaGrange
17 December, 2012 @18:16
Plejmekeri amerikan, Jerome LaGrange, është larguar nga Trepça. Basketbollisti 34 vjeçar ka luajtur vetëm pesë ndeshje te skuadra kampione e Kosovës dhe është larguar pas ndeshjes së fundit kundër Sigkos Bashkimit, të cilën e fitoi skuadra nga Prizreni me rezultat 72-61.
LaGrange kishte ardhur në Mitrovicë së bashku me qendrën Dennis Mims, duke i zëvendësuar kanadezët, Keaton Cole dhe Paul Campbell, më performancën e të cilëve nuk ishin të kënaqur drejtuesit e klubit xehetar.
Trepça ndeshjen e radhës dhe të fundit të stinorit vjeshtor do ta luajë kundër skuadrës gjakovare, Vëllaznimi.