BKT SUPERLIGA
BOROZANI/Erdis Driza
Demolohet Vëllaznimi
15 December, 2012 @17:44
Ish kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina ka arritur të mposht Vëllaznimin e Gjakovës me një rezultat shumë të thellë, 49-104.
Basketbollistët e Prishtinës me këtë fitore kanë regjistruar të 12-tën radhazi dhe momentalisht janë në vendin e parë të tabelës derisa Peja të zhvillojë ndeshjen me Dritën nesër.
Vëllaznimi i cili ia nisi mirë stinorit, me mosmarrjen e transferit të tretë të huaj ka filluar të ngec krahas ekipeve tjera dhe kështu ekipi i Pal Sylës ka regjistruar humbjen e nëntë krahas katër fitoreve që i kanë.