Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHIRO XIII

Derbi në Prizren, sonte

BOROZANI/ Erdis Driza

Derbi në Prizren, sonte


15 December, 2012 @13:22

Kampionja aktuale e Kosovës në basketboll,  Trepça, assessi të këndellet këtë stinor. Ekipi që nuk i bënte hesap kundërshtarët e tij në stinorin e kaluar këtë stinor po has në vështirësi të mëdha për të arritur fitore në kuadër të katërshes së madhe.

E së fundi edhe humbja nga RTV 21, debutuesi në BKT Superligë, ishte edhe më e rëndë. Mitrovicasit tashmë kanë larguar trajnerin kroat, Neven Plantak dhe po udhëhiqen nga forcat vendore me Izet Tahirin në krye.

Driloni ende vuan nga lëndimi

Sonte, ata do të udhëtojnë për në Prizren, ku në palestrën Sezai Surroi do të ndeshen ndaj Bashkimit.

Mungesat te mitrovicasit janë evidente nga lëndimet, te të cilat më së shumti po ndikon i ftohti që po mbretëron në palestra që vuajnë për ngrohje adekuate.

“Lëndimi im nuk është i lehtë për t’u tejkaluar. Posaçërisht në këtë të ftohtë. Kam probleme edhe me muskujt e shpinës,” ka thënë për portalin tonë lojtari më i mirë i Trepçës në stinorin e kaluar, Drilon Hajrizi, i cili do të jetë hendikepi më i madh i të gjelbërve sonte.

“Fikret Hadzic, Valdrin Haxhiu, Imer Tahiri dhe qendra amerikane Denis Mimms janë të tjerët që do të mungojnë sonte,” ka shtuar Kemajl Muja, zyrtar i Trepçës mbrëmë në Interaktiv.

Rasti i stinorit për Bashkimin

E Bashkimi, i cili stinorin e kaluar nuk arrinte t’i bëj ballë Trepçës, ka rastin esencial që të shënojë fitoren e dytë të stinorit ndaj kampionëve, për të siguruar vendin e tretë në tabelë dhe sado-kudo t’u jep moral për ndeshjet tjera derbi.

Bashkimi mposhti Trepçën si mysafir në ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, pasi që Trepça e ka palestrën në renovim. Prizrenasit janë të kompletuar dhe nuk është raportuar për asnjë lëndim.

XHIRO XIII


Sot: 14:00/ Vëllaznimi – Sigal Prishtina (0-1) 19:00/ Bashkimi – Trepça (1-0) Nesër: 18:00/ Kosova – RTV 21 (0-1) 18:00/ Drita - Peja (0-1) Në kllapa janë të shënuara fitoret në duelet e ndërsjella të ekipeve që takohen këtë fundjavë


INTERVISTË

Duhet punë për sukses!

FBK Superliga

Duhet punë për sukses!

15/12/12 @ 11:47

EUROLEAGUE

Top 16 në Euroleague

Euroleague

Top 16 në Euroleague

14/12/12 @ 22:34

PAS HUMBJES

Chambers rrëfen disfatën!

FBK Superliga

Chambers rrëfen disfatën!

14/12/12 @ 15:19

NBA

Edhe një shuplakë nga NY

NBA

Edhe një shuplakë nga NY

14/12/12 @ 11:39

BEFASIA KA MOTO

Më të mirë pa përforcime!

FBK Superliga

Më të mirë pa përforcime!

14/12/12 @ 09:42

EUROLEAGUE

Top 16 në Euroleague

Euroleague

Top 16 në Euroleague

14/12/12 @ 02:22

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga