Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Edhe një shuplakë nga NY

REUTERS/Adrees Latif

Edhe një shuplakë nga NY


14 December, 2012 @11:39

Los Angeles Lakers nuk po kthjellet assesi, humbjen e katërt me radhë e regjistruan kundër New Yorkut. Të gjithë janë mësuar t’i përmendin fitoret e Lakersave, por në këtë stinor ata më shumë janë në qendër të vëmendjes me humbjet që po i bëjnë.

Që nga fillimi i ndeshjes, New York Knicks e kishte në duar kontrollin, ku për 23 minuta Carmelo Anthony shkëlqeu me 30 pikë, dhe fatëkeqësisht ai u lëndua dhe u detyrua të mos vazhdojë ndeshjen deri në fund.

Por shokët e tij nuk e vërejtën mungesën e Anthonyt, ata vazhduan aty ku mbetën dhe arritën ta mposhtin Lakersin me rezultat 116-107.

Më i miri te Knicksat edhepse nuk luajti tërë ndeshjen ishte Carmelo Anthony me 30 pikë, ndërsa në anën tjetër, kush tjetër përveç Kobe Bryantit i cili luajti me 31 pikë e 10 kërcime.

New York e regjistroi fitoren e 17-të krahas 5 humbjeve dhe gjendet në krye të Konferencës Lindore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA