EUROLEAGUE

euroleague
Top 16 në Euroleague
14 December, 2012 @2:22
Faza e parë e grupeve në Euroleague, do të përfundojë sonte. Pas dhjetë jave, shumica e skuadrave e siguruan Top 16shin.
Tani kanë mbetur edhe 3 bileta, që do të caktohen sonte. Të gjithë favoritët arritën ta kalojnë grupin, dhe nuk ka pasur ndonjë besafi të madhe, përveç suksesit të Besiktasit, të cilët po garrojnë për herë të parë në Euroleague dhe u radhitën pas Barcelonës dhe CSKA Moskës në vendin e tretë të Grupit D.
Në fazën e dytë do të formohen dy grupe, E dhe F, ku tetë skuadra më të mira do të luftojnë për ta marrë vizën drejt çerekfinales.
Ndërsa ekipet të cilët e siguruan Top 16shin deri më tani janë:
Grupi E
Real Madrid
vendi i parë në Grupin C
Unicaja Malaga
CSKA Moska
Panathinaikos
Anadolu Efes
Alba Berlin
Brose Basket
Grupi F
Maccabi Tel Aviv
Barcelona Regal
Khimki
vendi i dytë në Grupin C
Montepaschi Siena
Besiktas
Fenerbahçe Ulker
vendi i katërt në Grupin C