NBA

REUTERS/Brian Snyder
Fituan pas 2 vazhdimeve
13 December, 2012 @13:48
Tifozët e pranishëm në ndeshjen Boston - Dallas, me plotë kuptimin e fjalës janë ndarë të kënaqur nga palestra TD Garden.
Ndeshja përfundoi pas dy vazhdimeve në favor të keltëve, me rezultat 117-115. Në këtë ndeshje shkëlqeu ylli Paul Pierce me 34 pikë e 6 kërcime, ndërsa Rajon Rondo, për një kërcim nuk arriti shifrat magjike triple-double, i cili luajti me 16 pikë, 15 asistime e 9 kërcime.
Në anën tjetër O.J Mayo u dallua me 24 pikë, por ato nuk mjaftuan për fitore. Ndërsa Jason Terry, luajti për herë të parë kundër ish skuadrës së tij, pas transferimit në Boston, në fillim të stinorit.
Skuadra e Bostonit e regjistroi fitoren e 12-të, ndërsa i kanë 9 humbje.