KOBE BRYANT

REUTERS/Aaron Josefczyk
Viti më i vështirë i karrierës
12 December, 2012 @18:13
Lakers pësoi disfatë nga Cleveland Cavaliers me rezultat 100-94, ndërsa pas ndeshjes Kobe Bryant për nba.com tha:
“Qe 17 vjet jam në këtë lojë, mund t’ju them se jam duke e përjetuar periudhën më të vështirë të karrierës sime, madje periudha më e çuditshme.”
Black Mamba u vonua 15 minuta pas ndeshjes dhe pastaj e bëri intervistën, të gjithë e vërejtën se Kobe nuk ishte i lumtur aspak.
Bryant luajti 40 minuta kundër Clevelandit, dhe shkëlqeu me 42 pikë por nuk mjaftoi që ta ndalë humbjen e 13-të, të Lakersave.