Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS HUMBJES

Chambers rrëfen disfatën!

Chambers rrëfen disfatën!


14 December, 2012 @15:19

Kosova e Vushtrrisë mposhti Dritën mbrëmë në palestrën Jeton Tërstena. Fitorja e Kosovës befasoi shumëkë, pasi që dihej se Kosova kishte mbetur pa asnjë përforcim, ndërsa basketbollistët vendor të saj nuk llogariteshin se do të mund t’i bënin ballë ekipit që mposhti Vëllaznimin dhe RTV 21-shin në xhirot e kaluara.

Pasi që Borozani.com kontaktoi me basketbollistin amerikan të Dritës, Devin Chambers, i cili është njëri ndër lojtarët më të mirë që ka transferuar Drita në këtë stinor, ai shpjegoi edhe anën tjetër të medaljes e cila ndodhi në Vushtrri.

Fyerje dhe kërcënime

“Edhe nëse nuk e kemi zhvilluar lojën tonë më të mirë, Kosovës i janë dhënë përparësi të shumta që kanë qenë jashtë kontrollit të një ndeshjeje normale,” ka thënë Chambers në fillim.

Organizatori i gjilanasve nuk e pranoi se ata janë më të mirë se Drita në asnjë aspekt. 

“Ata nuk kanë qenë më të mirë sesa ne në asnjë kuptim. Ata kanë luajtur lojë agresive, por kjo kaloi në rrezikshmëri për ne,” ka theksuar amerikani 26 vjeçar, i cili shprehej i tmerruar për momentet e kaluara aty.

Mirëpo, Chambers thoshte se arsyeja, pse vushtrriasit kishin bërë një gjë të tillë ndaj gjilanasve kishte ardhur nga përleshja që kishte ndodhur në një ndeshje futbolli mes Dritës dhe Kosovës së Vushtrrisë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll!

Incidenti në futboll, na u hakmorr në basketboll

“Ne u tronditëm nga atmosfera aty. Shikuesit pështynin te ne posa hymë në palestër, kishte komente jorespektuese dhe kërcënime fizike. Ne kemi të rinjë në ekip dhe natyrisht që u tronditën nga kjo. Kjo luajti rol në humbjen tonë, mirëpo avantazhi që e kishin për lojën e tyre shumë të rrezikshme, ishte arsyeja kryesore e humbjes sonë. Mendoj se ky tensionin erdhi për shkak të një rivalitet të mëhershëm të Dritës dhe Kosovës në futboll dhe ata na u hakmorrën në basketboll. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të rrezikshme, me faulla të rrezikshëm gjatë tërë ndeshjes, që do të mund të shkaktonin lëndime tejet serioze për çdonjërin nga ne. Besoj se për shkak të këtij tensionimi, është dashur që loja të zhvillohet në terren neutral,” ka përfunduar Chambers përjetimet e tij në ndeshjen e mbrëmshme.

Drita ka qenë në formë shumë të mirë, duke fituar dy ndeshjet e fundit dhe pritej që të shënonte fitore edhe ndaj Vushtrrisë mbrëmë, e cila shënoi mbrëmë fitoren e parë në Superligë! Incidenti duhet të hulumtohet mirë nga organet kompetente sepse kjo vetëm se i shkakton dëm basketbollit tonë i cili ka marrë lejen nga FIBA për t’u paraqitur në ligën ballkanike që nga stinori i ardhshëm. 


NBA

Edhe një shuplakë nga NY

NBA

Edhe një shuplakë nga NY

14/12/12 @ 11:39

BEFASIA KA MOTO

Më të mirë pa përforcime!

FBK Superliga

Më të mirë pa përforcime!

14/12/12 @ 09:42

EUROLEAGUE

Top 16 në Euroleague

Euroleague

Top 16 në Euroleague

14/12/12 @ 02:22

EUROLEAGUE

Feneri në frymën e fundit

Euroleague

Feneri në frymën e fundit

13/12/12 @ 22:01

BEFASI NË SUPERLIGË

Kosova mposht Dritën!

FBK Superliga

Kosova mposht Dritën!

13/12/12 @ 21:28

EKSKLUZIVE/ MUHAMED THAÇI

Nga basketbolli në politikë

FBK Superliga

Nga basketbolli në politikë

13/12/12 @ 20:30

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga