NBA

REUTERS/Adrees Latif
Më në fund
15 December, 2012 @13:39
Lakers arriti fitoren e parë pas katër humbjeve rresht duke fituar skuadrën më të dobët në NBA, Washingtonin.
Sipas kualitetit të skuadrës, lojtarët e trajnerit D’Antoni, janë në një nivel shumë të lartë krahas atyre të Wizards, por nuk dominuan në ndeshje.
Përsëri fal dëshirës së yllit Kobe Bryant, skuadra hollywoodiane e ndërpreu serinë e keqe të humbjeve.
Kobe shënoi 30 pikë dhe luajti me 7 kërcime e 7 asistime, Black Mambës i ndohmoi edhe Jodie Meeks me 24 pikë.
Kjo ishte fitorja e 10-të e Lakersave, të cilët kanë edhe 14 humbje.