DERBI
BOROZANI/ Lis Dorambari
Trepça humb përsëri
15 December, 2012 @22:24
Bashkimi ka arritur të shënojë fitore në derbin e xhiros së XIII ndaj kampiones në fuqi, Trepçës. Prizrenasit shfrytëzuan mirë mungesën e disa lojtarëve të xehetarëve për t’i mposhtur ata 72-61.
Dustin Mitchell dhe Philip Brooks me saktësinë e tyre ishin më të merituar për fitoren, ndërsa mbrojtja e mirë e Urim Zenelajt dhe treshet e kapitenit Valentin Spaqi në fund sollën fitoren.
Te mitrovicasit Gazmend Asllani e Denis Mimms u dalluan me lojë të mirë.
Pak para përfundimit të çerekut të tretë pas një faulli ndaj Asllanit, ai reagoi ashpër ndaj Jermont Hortonit të Bashkimit, mirëpo e qetësuan shpejtë lojtarët e të dyja palëve. Mirëpo kur filloi të reagonte edhe Denis Mimms, atëherë filluan hudhjet e gjësendeve në fushë nga tifozët - u ndërpre ndeshja për t’u zbrazur të gjithë shikuesit e Sezai Surroit.
Trepça kishte epërsi në 3 minutat e fillimit të takimit, ndërsa prej atij momenti, me pikët e Mitchellit Bashkimi kaloi në epërsi për të mos e lëshuar asnjëherë deri në fund të ndeshjes.
Bashkimi tash ka regjistuar fitoren e 8, krahas 5 humbjeve, derisa Trepça tash ka bilanc 6-7 në favor të disfatave.