Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Kobe, Kobe, Kobe

REUTERS/Tim Shaffer(

Kobe, Kobe, Kobe


17 December, 2012 @3:33

Shkëlqimin e Kobe Bryantit, Lakersi e shfrytëzoi në dy ndeshjet e fundit, ku arritën të fitojnë dy ndeshje radhazi.

Black Mamba në këtë ndeshje ishte shumë i disponuar, ngase luajti në vendlindje, në Philadelphia. Ai shënoi 34 pikë dhe i bëri 6 asistime, ndërsa u ndihmua edhe nga Metta World Peace me 19 pikë dhe 16 kërcime, për të cilin ishte shifra më e madhe deri më tani në karrierën e tij.

Në anën tjetër Nick Young ishte më i miri i vendasve dhe luajti me 30 pikë.

Lakers e regjistroi fitoren e 11-të dhe kanë 14 humbje, por në ndeshjet e fundit vërehet se ka lëvizje pozitive në skuadër.

Rezultatet e takimeve:

Philadelphia - Lakers 98-111

Portland - New Orleans 95-94

Sacramento - Denver 97-122

Toronto - Houston 103-96


 
Të gjitha lajmet nga NBA