SUPERLIGA, MESHKUJT + FEMRAT

BOROZANI/D.S.
Fundi i afatit të rregullt
Teksti: FHK
27 July, 2016 @8:17
Të premten e kaluar, përfundoi afati i rregullt për hendbolliste dhe hendbollist për aderim në klubet e reja, sipas aplikimeve mund të kuptohet se në këtë afat kalimtar më së shumëti ka përfituar KH Drita e cila si duket është në rrugën e konsolidimit të skuadrës, sepse përveç rikthimit të trajnerit Erhan Shahini në skuadër u kthyen edhe “gyrbetçarët” e Zhegrës Gëzim Misimi, Dugagjin Azizi dhe Melos Shahinin, si dhe në pikëpyetje e ka portierin e ri të KH Vëllaznimi, Arti Luzha.
Por, edhe një skuadër tjetër me traditë mëton te rikthej namin dhe lavdinë, KH Trepça me angazhimin e trajnerit Taib Kabashi ka angazhuar Lindrit Fetahun nga Prishtina, Atdhe Bashollin nga Samadrexha që të dy kandidat për Përfaqësueset e Kosovës.
Ndersa KH Zhegra ka bër kërkesë për regjistrimin e lojarëve Selim Sahiti nga KH Kastrioti, Mesut Salihu dhe Adonis Jakupi nga KH Drita si dhe Granit Sahiti nga klubi Azizyle Termal Sport.
Kurse shumë lojtarë kanë kërkuar statusin e lojtarit të lire, bie në sy se shumica janë nga KH Prishtina si: Petrit Prekazi, Oltion Beshiri, Edon Gashi, Florim Hoxha, pastaj Deniz Terziqi nga Trepça dhe Fidan Gashi nga KEK-u.
PËRFORCIMET TE LIGA E FEMRAVE
Në konkurrencën e femrave KHF Katrioti riktheu në radhët e veta dy ish-lojtaret të cilat edicionin e kaluar bartën fanellën e KH Prishtina, Shpresa Fazlija dhe Aida Stagova, kurse KHF Shqiponja angazhoi hendbollistet me perspektivë Edona Radoniq nga Vëllaznimi, Erolinda Kuqi nga Deçani.
KHF Vushtrria pas nje kohe prej 6 vitesh riktheu ikonen e vet Shqipe Tahiri nga Ferizaj dhe angazhoi edhe Albulena Salihun nga Samadrexha e Diana Rrahmanin nga Istogu.
Skuadra e KHF KEK-u bëri marrëveshje em lojatren e KHF Drita, Bjondina Ramadani, kurse portierja e KHF Vëllaznimit Aurorra Shehdadi do të kalojë te KH Istogu.
Të gjithë lojtarët që kanë aplikuar për aderim në klube te reja, duhet që të gjitha dokumentacionet t’i kenë konformë Rregullores për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve, statusin dhe transferin e tyre.
Lojtarët që kanë statusin e lirë të lojtarit kanë të drejtë regjistrimi deri më 15 tetor, kurse lojtarët që vijnë nga klubet e shteteve të jashtme mund të regjistrohen deri në fund të vitit 2016.