MERCEDES

Rosberg nënshkruan
22 July, 2016 @9:38
Piloti gjerman i Mercedesit, Nico Rosberg, ka nënshkruar kontratë të re me ekipin e tij.
Të dyja palët kanë bërë nga një postim për të zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2018.
Ai është në rivalitet të madh garues qe dy vjet me kolegun nga skuadra Lewis Hamilton.
Rosberg kishte përfunduar nënkampion i botës në Formula 1 vitin e kaluar. Gjermani 31 vjeç ka fituar 19 gara në karrierën e tij në Formula 1, ndërsa në podium ka arritur plotë 47 herë.
Aktualisht ai është lider në garat e vitit 2016 me një pikë më shumë se Hamilton.
Gara e radhës mbahet në Hungari, në shtegun Hungaroring.