MEDIAT E HUAJA

Kosova me shpresë në Olimpiadë
20 July, 2016 @20:08
Gazeta amerikane, USA Today, në një shkrim të saj online ka prezentuar shkurtimisht olimpistët kosovarë dhe pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Olimpiadë.
“Pjesëmarrja në Olimpiadën e parë për Kosovën është nder,” ka thënë ndër të tjera notuesja më e dalluar e Kosovës, Rita Zeqiri.
Përndryshe, USA Today ka shkruar se Kosova aspiron edhe medalje në Olimpiadën e Rios ku ka cituar fjalët e kryetarit të KOK-ut që ka thënë se Kosova pret medalje të artë nga Majlinda Kelmendi në xhudo.