Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARTING

Nesër, gara e parë në karting

Nesër, gara e parë në karting


TEKSTI: FASK

23 July, 2016 @21:34

Pas dy garave në diciplinën rrethore e katër në atë malore, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon me një aktivitet tjetër. Nesër, në Qendrën e Panaireve në Gazimestan, do të zhvillohet gara e parë e kartingut për sivjet.

Paraqitja në garë fillon që në orën 08:00, ndërsa pas kontrollimit teknik dhe stërvitjeve, gara zyrtare nis në orën 13:00. Gara do të zhvillohet në shtatë klasa, të cilat i kanë së paku nga tre pjesëmarrës.

Duke marrë parasysh karakteristikat e kartingut, për organizimin e saj janë marrë masat e duhura me qëllim që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gara organizohet nga Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me auto klubet që do të marrin pjesë.

Me qenë se kartingu është diciplinë e veçantë dhe ka disa rregulla ndryshe nga garat malore dhe rrethore, është hartuar edhe Rregullorja e veçantë, të cilës garuesit duhet t’i përmbahen me përpikëri.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera