HUNGARIAN GP

Rosberg në ‘pole position’ në Hungari
23 July, 2016 @17:13
Piloti i Mercedes, Nico Rosberg, do ta fillojë nga vendi i parë garën e Shpërblimit të Madh të Hungarisë.
Ai sot arriti ta bëjë kohën më të shkurtë në garën për renditje, për ta siguruar ‘pole position’-in.
Në vijën e parë së bashku me Rosbergun do të niset piloti nga skuderia e njëjtë, Lewis Hamilton, derisa nga pozita e tretë do ta fillojë garë Daniel Ricciardo i Red Bull Racing.