Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇIKLIZËM

Gara e çiklizmit anulohet për shkak të kushteve klimatike

Gara e çiklizmit anulohet për shkak të kushteve klimatike


4 April, 2021 @19:27

Edhe pse KÇ Gjakova 137 kishte bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e garës së paralajmëruar për sot, për shkak të reshurave të borës gara u anulua.

Anulimi është bërë në konsultim me referët dhe trajnerët e klubeve me qëllim për t’iu shmangur ndonjë aksidenti gjatë garës.

Me këtë rast KÇ Gjakova 137 falenderon klubet që kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme por mendimi i stafit të FÇK është për ruajtjen e shëndetit të garuesve.

Sidoqoftë, Federata e Çiklizmit të Kosovës vazhdon me implementimin e kalendarit të garave, ku javën e ardhshme me datë 11.04.2021 KÇ VJOSA nga Shtimja organizon garën e radhës në çiklizëm rrugor.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera