Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇIKLIZËM

Gara për çiklizëm rrugor

Foto: FÇK/fb

Gara për çiklizëm rrugor


Teksti: FÇK

11 May, 2022 @16:50

Klubi i çiklizmit ”Vjosa” Shtime në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizon garën në çiklizëm rrugor “In memoriam Nusret Musliu”’ të paraparë sipas kalendarit të garave për edicionin 2022.

Gara do të organizohet më datë 15.05.2022 me fillim nga ora 14:00.

Itinerari i gares sipas organizatorit është si më poshtë; Starti; Ahmet Shtimja - Petrovë - Mollopolc - Dremjak-Llojza - Koshare - Muzeqinë-Vojnoc ( Zotaj) - Topliqan-Poturovc-Magure-Mirenë-Shale- Kleqkë-Duhel-Carralevë-Belincë- finishi te rrethi Belincë. Gjatësia e shtegut është 80 km.

Të drejtë pjesëmarrjeje në garë kanë të gjihta klubet e licencuara në Federatën e Çiklizmit të Kosovës.

Sipas marrëveshjes së arritur me Shtetin e Shqipërisë dhe Maqedonisë edhe kësaj radhe garuesit nga këto dy shtete do të jenë pjesmarrës në këtë garë.

Kategoritë pjesëmarrëse; Elite - U23 - Junior - Kadet - Femrat dhe Master.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera