Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Gjyqtarët e FHK-së fillojnë me ndeshje evropiane

Gjyqtarët e FHK-së fillojnë me ndeshje evropiane


18 January, 2021 @19:14

Federata e Hendbollit të Kosovës sot ka bërë të ditur se gjyqtarët e saj kanë nisur me ndeshje evropiane për vitin 2021.

Të dielën të deleguar në ndeshje të garave evropiane ishin gjyqtarët Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi. Ata në Antalya të Turqisë e drejtuan ndeshjen e 1/8 së finales të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave në mes të dy skuadrave turke, Muratpasa Belediyesi dhe Yalikavaksports Club.

Fitore shënoi Yalikavaksports, që avancoi tutje, pasi kishte fituar edhe ndeshjen e parë.

Delegime tjera priten për gjyqtarët dhe delegatët kosovarë në gara evropiane.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera