FORMULA 1

Hamilton niset i pari në Spanjë
14 May, 2016 @15:43
Lewis Hamilton, kampioni aktual botëror i Formula 1, ka dalë i pari në garën për pole position sot.
Britaniku, që ka qenë më i ngadalshëm gjatë stërvitjeve sesa Nico Rosberg, ka arritur që në rrethin e fundit të merr pole positionin, pasi që e kreu për 3 të qindtat e sekondës më shpejt xhiron.
Hamilton do të kërkojë fitoren e parë të këtij viti nesër, pasi që Rosberg ka fituar të gjitha garat e vitit, 6 me radhë.