BELGIUM GP

REUTERS/Arkiv
Hamilton nuk ndalet së fituari
23 August, 2015 @17:40
Lewis Hamilton duke filluar si i pari, ka arritur të përfundojë si i pari garën për Shpërblimin e Madh të Belgjikës sot, duke e ngritur epërsinë në krye të tabelës në 28 pikë ndaj kolegut të ekipit, Nico Rosberg. Borozani.com
Rosberg përfundoi garën 2 sekonda pas britanikut.
“Sot ka qenë një garë si në ëndërr, ndërsa makina ka qenë fantastike gjatë gjithë fundjavës,” ka thënë pas fitores Hamilton që tashmë me 227 pikë, duket se është shumë afër mbrojtjes së titullit të kampionit edhe pse deri në fund të stinorit ka edhe 8 gara.
Sot në BELGIUM GP:
1 | Lewis Hamilton | Mercedes | 25 pikë | |
2 | Nico Rosberg | Mercedes | 18 pikë | |
3 | Romain Grosjean | Lotus | 15 pikë |
Tabela aktuale, pas BELGIUM GP:
1 | Lewis Hamilton | Mercedes | 227 pikë | |
2 | Nico Rosberg | Mercedes | 199 pikë | |
3 | Sebastian Vettel | Ferrari | 160 pikë |