Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMULA 1

Hammertime në Brazil, Hamilton fiton dhe ngushton garën

Hammertime në Brazil, Hamilton fiton dhe ngushton garën


14 November, 2021 @19:43

Çfarë gare fantastike u zhvillua sot në Brazil!

Ndonëse e filloi garën shumë larg vendeve të para, përkatësisht nga vendi i dhjetë, në fund britaniku Lewis Hamilton arriti ta fitonte garën e Brazilit, për ta bërë kampionatin botëror të Formula 1 edhe më interesant, kur kanë mbetur edhe tri gara deri në fund të sezonit.

Falë një gare fantastike, Lewis Hamilton në fund doli i pari, e pas tij përfunduan Max Verstappen e Valtteri Botas, në vendet dy, përkatësisht tre.

Ky rezultat bën që gara mes Max Verstappen e Lewis Hamilton në luftën për titull të ngushtohet në 14 pikë.

Verstappen momentalisht ka 332.5 pikë në total, e Hamilton ka 318.5 me ç‘rast gjithçka mbetet e hapur për titull në 3 garat e fundit të sezonit.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera