HENDBOLL

Hendbollistet mblidhen në Istog
Nga Federata e Hendbollit e Kosovës
13 March, 2021 @14:40
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është mbledhur të premtën për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të javës së ardhshme.
Grumbullimi është bërë në Istog ku vajzat do të përgatiten deri të mërkurën, për t’u nisur më pas drejt Austrisë.
Në Austri Kosova do të luajë me Austrinë dhe Italinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2021.
Stërvitjen e së premtes mbrëma e ka udhëhequr përzgjedhësi Agron Shabani, i ndihmuar nga Faruk Shala e Valbona Rudaku.
Grupi i lojtareve nuk ishte i kompletuar pasi shumë prej tyre kanë ndeshje në fundjavë.
Për herë të parë me përfaqësuesen janë grumbulluar Kristina Ukaj e Yllka Shatri.