ÇIKLIZËM

Nesër fillon edicioni i vitit 2021 në çiklizëm
13 March, 2021 @14:31
Federata e Çiklizmit të Kosovës të dielën më 14 mars, do të bëjë zyrtarisht hapjen e edicionit garues për vitin 2021.
Gara e parë e këtij edicioni do të organizohet nga ana e Federatës, ku përveç çiklistëve të 11 klubeve të Federatës, të drejtë pjesëmarrjeje do të kenë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim gjinie dhe moshe.
Itinerari i garës do të jetë nga dalja e Prishtinës (Starti) autostrada tek pompa “Shell”, autostrada Lipjan – Ferizaj - Kaçanik, deri te hyrja e Hanit të Elezit, me gjatësi gjithsej 58 km.
Gara do të fillojë nga ora 11:00.