KOK

Tërhiqet kandidati për kryetar në KOK, për ta mbështetur kandidatin tjetër
12 March, 2021 @15:26
Gara për ta marrë postin e kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës do të zhvillohet në mes të 3 kandidatëve.
Kandidati i katërt që ishte paralajmëruar më parë, Milaim Kelmendi, sot është tërhiqur nga kandidimi, bënë të ditur koha.net.
Sipas këtij mediumi, Kelmendi në garën për të parin e KOK-ut do ta mbështes kandidatin tjetër, Ismet Krasniqi, i cili njëkohësisht është kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.
Zgjedhjet për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës do të mbahen më 25 mars, ndërsa përveç Ismet Krasniqit në garë janë edhe kryetari aktual që synon mandatin e shtatë, Besim Hasani, dhe nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala.
Për ndryshe, kandidati i tërhequr, Milaim Kelmendi, është kryetar i Federatës së Skitarisë së Kosovës.
Milaim Kelmendi (djathtë) së bashku me Ismet Krasniqin (majtë)