TENIS

Fusha e tenisit në Brestovik merr emrin “Arben Zeka”
9 March, 2021 @18:50
Nga sot edhe zyrtarisht fusha e tenisit në Brestovik të Pejës do ta mbajë emrin “Arben Zeka”, për nder të legjendës së tenisit nga ky qytet.
Njoftimin e dha klubi i tenisit KT Peja, e cila në emër të klubit dhe familjes Zeka falenderoi të gjithë asambleistët e Komunës së Pejës dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Pejë për kontributin e dhënë për emërtimin e kësaj fushe.