Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOK

Në Ditën e Gruas zyrtarizohet nominimi i një gruaje për kryetare të KOK-ut

Në Ditën e Gruas zyrtarizohet nominimi i një gruaje për kryetare të KOK-ut


8 March, 2021 @16:27

Në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës mund të jetë një grua.

Federata e Basketbollit të Kosovës më sot më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e zyrtarizoi nominimin e Linda Shalës për kryetare të KOK-ut, e cila njëherësh është edhe nënkryetare e Bordit të FBK-së.

Lajmin është kumtuar nga vet FBK-ja, ku ndër tjerash thuhet se me këtë nominim fillon fushata e FBK-së në kuadër të FIBA Europe Girls Program, njëherësh kampanjës “Her World, Her Rules”, e cila synon që t’i motivojë vajzat për t’u marrë me basketboll dhe ndërgjegjësojë opinionin për të përkrahur sportin e vajzave në përgjithësi dhe fuqizimin e gruas në veçanti.

Kryetar aktual i Komitetit Olimpik të Kosovës është Besim Hasani, ndërsa zgjedhjet për kryetar të ri të KOK-ut do të mbahen në më 25 mars, në Hotel Emerald nga ora 15:00.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera