TENIS

Federer vendos të tërhiqet nga turneu i Dubait
12 March, 2021 @17:30
Rikthimi jo i mirë në fushë, ka bërë që kampioni i shumëfishtë i Grand Slam turneve, Roger Federer, të tërhiqet nga turneu i Dubait që do të fillojë nga data 14 mars.
Federer pas një mungese të gjatë prej më shumë se një viti për shkak të lëndimit, ishte rikthyer ditë më parë në turneun e Qatar Open, ku u mposht në çerekfinale nga gjeorgjiani Nikoloz Basilashvilis me rezultat 2-1 në sete (3-6, 6-1, 7-5).
Tërheqjen nga turneu i Dubait zvicerani e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se këtë vendim e mori për të vazhduar stërvitjet individualisht në mënyrë që të rikthehet në formën më të mirë.
Vendin e zbrazur nga Federeri në Dubai do ta mbushë japonezi Yoshihito Nishioka.
Kujtojmë se kampioni aktual i turneut të Dubait është serbi Novak Djokovic.