KARATE
Herolind Nishevci fiton medalje të bronztë në Evropian
22 May, 2021 @11:57
Karateisti ynë, Herolind Nishevci, ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, i cili po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Nishevci në ndeshjen vendimtare për medalje në kategorinë +84 kg, e mposhti karateistin nga Azerbejxhani, Asiman Gurbanli.
Para këtij dueli, ai pati shënuar dy fitore duke i mposhtur sipas radhës sllovakun Tomas Kosa dhe izraelitin Ahamd Abu Basal, ndërsa më pas në çerekfinale humbi luftën të cilën ishte duke e fituar nga serbi Slobodan Bitevic. Kurse në repesazh, Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho dhe fitoi të drejtën të luftojë për medalje.
Kjo mund të mos jetë medalja e vetme e Kosovës në këtë Evropian, pasi që luftë për të bronztën do të ketë edhe karateistja Fortesa Orana.