KARATE
Karateistet e Kosovës përfundojnë në vendin e shtatë në Evropian
21 May, 2021 @16:18
Kombëtarja e Kosovës në karate, konkurrenca e femrave, ka përfunduar në vendin e shtatë në ekipore të Kampionatit Evropian “Poreç 2021”.
Vashat tona shënuan dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi, për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca.
Kombëtarja jonë priste rastin që përmes repesazhit të kërkonte medaljen e bronztë, por humbja e Francës në gjysmëfinale, ua pamundësoi vazhdimin tutje.
Vendi i shtatë nga 34 kombëtare pjesëmarrëse në ekipore vlerësohet sukses për kombëtaren tonë.