Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARATE

Karateistët e Kosovës sjellin 9 medalje nga Kroacia

Foto: Federata e Karatesë e Kosovës

Karateistët e Kosovës sjellin 9 medalje nga Kroacia


9 July, 2019 @19:24

Mes datave 1 dhe 7 korrik, përfaqësues të Kosovës në sportin e karatesë morën pjesë në Kupës Botërore dhe kampin (WKF World Cup & Camp)  si dhe Ligën e të rinjëve (WKF Youth League), që u mbajtën në Umag te Kroacisë.

Nga këto gara, Kosova u rikthye me gjithsej 9 medalje, 3 të arta e 6 të bronzta, një sukses ky mjaft i mirë.

Medalje të arta morën Melos Gashi (në kategorinë e juniorëve (WKF Youth League) mbi 76 kilogramë), Benjamin Shabani (në kategorinë U21(WKF World Cup)  deri në 75 kilogramë) dhe Denisa Shabani (në kategorinë U12 (WKF World Cup)  mbi 40 kilogramë).

Ndërkohë, me medalje të bronzta u shpërblyen Betim Maliqi (në kategorinë e juniorëve (WKF Youth League) deri në 68 kilogramë), Albion Selmani (në kategorinë e juniorëve (WKF Youth League) deri në 61 kilogramë), Islam Selami (në kategorinë U14 (WKF Youth League) deri në 40 kilogramë), Albrim Samohodaj (në kategorinë U21 (WKF World Cup)  mbi 84 kilogramë), Gent Peci (në kategorinë U12 (WKF World Cup) deri në 35 kilogramë) dhe Dijana Kajtazi (në kategorinë U12 (WKF World Cup) deri në 40kilogramë).

Gjithashtu, në ditën e parë të garës nga Federata Botërore e Karatesë u akredituan 16 trajnerë të klubeve kosovare, ndërsa trajneri Naim Shatri u licensua me çertifikatë të trajnerëve botërorë (WKF Certified Kumite Coach).

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera